Barcelona, opsioni i parë është Xavi Hernandez

  • 11 January 2020 - 14:41
Barcelona, opsioni i parë është Xavi Hernandez

Xavi dhe vetëm Xavi, Barça po mendon ta rikthejë në shtëpi 39-vjeçarin

Pas eliminimit nga Atletico Madridi nga Superkupa e Spanjës, Barcelona është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë që ta shkarkojë Ernesto Valverden.

Futbollistët nuk ndihen më komod me teknikun 55-vjeçar dhe kanë nisur të kërkojnë zëvendësuesin.

Xavi Hernandez, legjenda e katalunasve – është opsioni numër një për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Nëse nuk ndodh tani, atëherë në Spanjë raportohet se do të ndodhë për sezonin 2020/21.

Megjithatë, shanset janë edhe tani, pasi Barça nuk dëshiron të rrezikojë sa është ende në garë në tre kompeticione.

Përveç Xavit, Henry, Martinez i Belgjikës dhe Koeman, janë të tjera opsione për stolin e Barcelonës, por i preferuari mbetet Xavi.

Si futbollist, Xavi ka fituar gjithçka që mund të fitohet, me ekip dhe përfaqësuese, ka bërë 767 paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar 85 gola.

Synimi i tij është që një ditë të ketë sukses te Barcelona dhe rasti më i mirë është tani, me Lionel Messin në ekip për të paktën edhe 2-3 vite. 

(Kosova Sot Online)