Zyrtare: Luis Suarez do të operohet të dielën

  • 11 January 2020 - 15:49
Zyrtare: Luis Suarez do të operohet të dielën

Tashmë është zyrtare, vetëm operimi e shpëton Suarezin nga dhimbjet e shumta që uruguaiani ka në gjurin e djathtë… do të jetë jashtë për më shumë se një muaj.

Asgjë s’po shkon mirë për Luis Suarez.

Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht se futbollisti do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e diel, që do të kryhet nga Dr.Ramon.

Ndërhyrja do të bëhet në miniskusin e jashtëm të gjurit të djathtë, nga i cili problem Suarez vuan tash e një kohë.

(Kosova Sot Online)