Ibrahimovic shkëlqen në fitoren e parë te Milan këtë vit

  • 11 January 2020 - 17:00
Ibrahimovic shkëlqen në fitoren e parë te Milan këtë vit

AC Milan ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19 të Serie A në Itali. E në këtë fitore një rol të rëndësishëm e luajti edhe i rikthyeri në këtë skuadër, sulmuesi boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimovic i cili edhe shënoi gol për Milanin

Një fitore tepër e rëndësishme e Milanit në tranfertë.

Skuadra e Stefano Pioli ka fituar me rezultat 0-2 në Cagliari duke arkëtuar tri pikët e radhës në gjysmën e sezonit në Serie A.

Kjo është fitorja e parë për kuqezinjtë në këtë vit, e në këtë ndeshje ka arritur që të shënoi edhe sulmnuesi me përvojë Zlatan Ibrahimovic.

Pjesa e parë ishte e balancuar por me disa mundësi shënimi për Milanon, megjithatë ajo përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë patëm një Milan krejtësisht tjetër.

Samu Castilejo e gjen mirë në zonë Rafael Leaon, i cili shënon golin e parë për Milanin me të filluar pjesa e parë.

Cagliari tentoi të rikthehet në lojë dhe pati disa raste por Milan ishin tepër të rrezikshëm në kundërsulme.

Pikërisht një i tillë ishte në minutën e 65-të kur Zlatan Ibrahimovic shënon golin e dytë për AC Milan duke siguruar kështu tri pikë në këtë ndeshje.

Ibrahimovic shënoi edhe një gol në minutën e 82-të, por ai u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtëloje.

Pas kësaj fitoreje, Milan arrin në vendin e shtatë me 25 pikë, kurse Cagliari është një pozitë para tyre, në të gjashtën me 29 pikë.


(Kosova Sot Online)