Mourinho apo Klopp, gati dueli i të “veçantit” me “normalin”

  • 11 January 2020 - 17:42
Mourinho apo Klopp, gati dueli i të “veçantit” me “normalin”

Ata janë të njohur si Special One dhe Normal One, apo “i veçanti” epitet që e gëzon Mourinho dhe “normali” epitet që e gëzon trajneri gjerman Jurgen Klopp

Por, mbi këta janë dy skuadrat, skuadra londineze Tottenham që nga shumë analistë konsiderohet si një skuadër normale por e fuqishme dhe skuadra e “jashtëzakonshme”, Liverpool që nuk di për humbje që 21 xhiro në Premier Ligë.

Djemtë e Jurgen Klopp udhëtojnë sot në Tottenham Stadium me 19 fitore dhe një barazim, kurse Tottenham ka vetëm tetë fitore këtë sezon nga 21 ndeshje të luajtura.

Në mungesë të Kane në sulm sot për Tottenham startojnë Son, Lucas dhe Delle Alli.

Kurse Klopp e ka sulmin komplet dhe edhe sot starton me Salah, Mane dhe Firminho.

Image
Image


(Kosova Sot Online)