Manchester dhe Chelsea fitojnë pa problem, dështon Leicester

  • 11 January 2020 - 18:24
Manchester dhe Chelsea fitojnë pa problem, dështon Leicester

Manchester United ka fituar me rezultat 4-0 kundër Norwich City në Old Trafford sonte. Fitore ka shënuar edhe Chelsea të cilët tashmë kanë pesë pikë më shumë se United, duke u betonuar kështu në vendin e katër. Ndërkohë skuadra e dytë në Premier Ligë, Leicester ka dështuar në King Power Stadium kundër Southampton duke humbur me rezultat 1-2

Norwich, punë e lehtë për Manchesterin

Manchester United e ka mposhtur me lehtësi Norwich Cityn në Old Trafford me rezultat 3-0 duke arkëtuar tri pikët e radhës në xhiron e 22-të te Premier Ligës Angleze.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Rashford në minutën e 27-të, pasi mori një asist të mirë nga Juan Mata.

Manchester në pjesën e dytë ishin edhe më të mirë dhe shënuan edhe dy gola për dy minuta.

Në minutën e 52-të, Rashford shënon përsëri të Manchester United nga penalltia. Tim Krul shkaktoi penallti.

Dy minuta më vonë Manchester do ta kryente punën e fituesit pasi që do të shënonte përsëri, kësaj radhe me Anthony Martial.

Manchester nuk do të ndalej dhe do të shënon përsëri në minutën e 76-të, kësaj radhe pas një goditje zhagazi të Greenwood.

Me këtë fitore Manchester arrin në kuotën e 34 pikëve dhe është në pozitën e 5-të, kurse Norëich vazhdon të jetë në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë.

Chelsea e deklason Burnley

Edhe një fitore e radhës e Chelsea, fitore kjo e cila bën që ata të vazhdojnë qëndrimin e tyre në vendin e katër në Premier Ligë.

Viktimë e Chelsea kësaj radhe ishte skuadra e Burnley të cilën ata e mposhtën me rezultat 3-0.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte tepër atraktive.

Nga penalltia për Blutë shënoi Jorginho në minutën e 27-të te ndeshjes.

Kurse pas 9 minutave, Chelsea do ta dyfishonte epërsinë në 2-0. Kësaj radhe shënon sulmuesi në top-formë i Chelsea, Abraham.

Me këtë rezultat skuadrat shkojnë në pushime të dy pjesë lojëve.

Në pjesën e dytë Chelsea do të shënon edhe golin e tretë, me anë të Calum Hudson-Odoi.

Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 39 pikëve, pesë më shumë se Manchester United që është në vendin e pestë në Premier Ligë.  

Leicester bën hap falcë, humbet nga Southampton

Ndërkohë, skuadra që ka dështuar për të fituar dhe mbajtur hapin me Liverpool është Leicester City. Djemtë e Brendan Rodgers kanë dështuar për të fituar sonte kundër Southamptonit në shtëpi të tyre.

Leicester e filloi mirë ndeshjen ku shënuan në minutën e 14-të me anë të Praet, por mysafirët barazuan në minutën e 19 me anë të Armstrong.

Southampton kaloi në epërsi në minutën e 81-të me Ings, duke ia shkaktuar Leicesterit humbjen e pestë këtë sezon dhe duke i lënë ata me 45 pikë pas 22 xhirove në Premier Ligën angleze. 

(Kosova Sot Online)