E konfirmon Al-Sadd, Barcelona në bisedime me Xavi

  • 11 January 2020 - 23:19
E konfirmon Al-Sadd, Barcelona në bisedime me Xavi

Drejtori sportiv i klubit arab Al-Sadd, Muhammad Ghulam Al Balushi ka konfirmuar që Xavi Hernandez është në bisedime me Barcelonën

Ish mesfushori është lidhur si pasues i Ernesto Valverdes në Camp Nou, me katalunasit që janë duke kërkuar zëvendësimin e trajnerit pas paraqitjes zhgënjyese të tij në Superkupën e Spanjës.

“Xavi është në negociata me Barcelonën”, ka konfirmuar drejtori sportive i Al-Sadd pas fitores se këtij ekipi të shtunën.

Klubi nga Katari më parë ia kishte tërhequr vërejtjen Barcelonës, duke thënë se skuadra nga La Liga duhet të veprojë sipas rregullave nëse i dëshirojnë shërbimet e trajnerit të tyre.

Vendimi duket se do të varet nga Xavi, edhe pse klubi ka shprehur gatishmërinë e tyre se ata do ta lejojnë “largimin e Xavit” nëse ai e kërkon atë. 


(Kosova Sot Online)