Klopp tregon se për çka i kërkoi Firmino falje pas ndeshjes

  • 12 January 2020 - 07:43
Klopp tregon se për çka i kërkoi Firmino falje pas ndeshjes

Ai shënoi golin e vetëm në ndeshje por sulmuesi brazilian i Reds ishte i frustruar në vetveten pse nuk shënoi më shumë.

Jurgen Klopp ka thënë se Roberto Firmino i ka kërkuar atij falje që nuk ka shënuar më shumë gola në ndeshjen e fundit të Liverpoolit kundër Tottenham të shtunën.

“Kur shkova për ta përqafuar pas ndeshjes, ai me tha se dëshironte që të fliste njëherë”, tha Klopp. “Ai tha: E di se është dashur të shënoj me shumë gola’. Absolutisht nuk dëshiroja që t’ia thosha këtë! Është e vërtetë megjithatë, sepse është dashur të shënojë gol që nga mundësia e parë!”.

“Ai ëshët super lojtar, super. Nuk e them këtë për herë të parë dhe shpresoj që mos ta them për herë të fundit. Ai është impresiv”.

(Kosova Sot Online)