Mandzukic gjen golin e parë në Katar, çon skuadrën në finale të Kupës

  • 12 January 2020 - 09:11
Mandzukic gjen golin e parë në Katar, çon skuadrën në finale të Kupës

Pas gjysmës së parë të sezonit në tribunën e “Allianz Stadium”, Mario Mandzukic është rikthyer të shënojë dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e dytë me skuadrën e tij të re, Al Duhail në Katar.

Sulmuesi kroat u transferua në fund të vitit të kaluar në Katar dhe shënoi gol që në debutim, por atëherë ishte VAR-i, që i “ngriu buzëqeshjen”, pasi ia anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë sot Mandzukic shënoi në sfidën gjysmëfinale në Kupës së Princit të Katarit, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë me rezultatin final 2-0 dhe të kualifikohet në finale.

(Kosova Sot Online)