Pioli zbulon pse fliste gjatë gjithë kohës me Ibrahimovicin në pjesën e dytë

  • 12 January 2020 - 10:00
Pioli zbulon pse fliste gjatë gjithë kohës me Ibrahimovicin në pjesën e dytë

Stefano Pioli ka folur për “Sky Italia” pas triumt 0-2 të Milanit të tij ndaj Cagliarit.

Siç është bërë zakon në daljet e fundit përpara mediave, tema kryesore ishte dhe një herë Zlatan Ibrahimovic, për të cilin trajneri zbuloi edhe se pse iste shpesh me suedezin.

“Sot kemi qenë më efektivë. Zlatan është një pikë e rëndësishme referimi. Do të duhet ende kohë për të kuptuar njëri-tjetrin, por rëndësi ka fitorja sot, sidomos ndaj një kundërshtari të vështirë si Cagliari”, tha Pioli. 

“Ibra dhe forma e tij? Në pjesën e dytë e pyesja shpesh si ishte, sepse po shqetësohesha për gjendjen e tij. I ka shpenzuar energjitë me inteligjencë të madhe. E ka kuptuar momentin në të cilin ndodhet ekipi. Zlatan po flet me fjalët e duhura, me një pozitivitet të madh”.

“Do ta shihni Zlatanin e vërtetë pas disa ndeshjesh. Isha i bindur që ishte i gatshëm që në telefonatën e parë që kisha me të. Ai është kampion, duke punuar me këtë vendosmëri do të bëjë shumë për këtë ekip”.

(Kosova Sot Online)