Conte: Interi bëri gjithçka që ishte e mundur

  • 12 January 2020 - 12:10
Conte: Interi bëri gjithçka që ishte e mundur

Antonio Conte insiston se Interi bëri gjithçka që ishte e mundur në barazimin 1-1 me Atalantan dhe sërish ankohet se atyre po iu mungojnë lojtar kyc.

Lautaro Martinezi kaloi vendasit në epërsi pas katër minutash lojë, por Atalanta më pas bëri paraqitje të mira duke sulmuar portën e Interit.

Dhe pas sulmeve, e gjeti golin e barazimit me anë të Robin Gosens, derisa Samir Handanovic e shpëtoi Interin duke mbrojtur penalltinë e Luis Muriel. 

“Hymë në këtë ndeshja pa katër lojtarë të rëndësishëm, që është humbje e madhe për ne në këto momente”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ata janë ekip i fortë, luftuan, vrapuan, ishin agresiv, ekip kompakt dhe mos harroni, vitin e kaluar përfunduan para Interit në renditje”.

“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për ta fituar këtë ndeshje. Djemtë ishin fantastik dhe shpresoj të mos na mungojnë më lojtarë të rëndësishëm, sepse vetëm disa në janë jashtë, komplikohet gjithçka”.

(Kosova Sot Online)