Dueli i së ardhmes në futboll?! Djemtë e Ronaldos dhe Mesit tregojnë talentin

  • 12 January 2020 - 12:19
Dueli i së ardhmes në futboll?! Djemtë e Ronaldos dhe Mesit tregojnë talentin

Nëse deri tani jemi mësuar me lajmet për djalin e portugezit Cristiano Ronaldo, i cili po bën namin te Juventusi (skuadrat amatore) me klasin e tij, duhet t’i hedhim një sy edhe djalit të argjentinasit Leo Messi.

Thiago Messi duket po aq i talentuar sa babai i tij. Djaloshi luan me moshat e Barcelonës dhe ka shënuar një gol shumë të bukur. Ai ngjan shumë me Leon në prekjen e topit. 

Imagjinoni që brenda pak vitesh mund t’i shohim dy pasardhësit e dyshes Messi-CR7 duke luajtur kundër njëri-tjetrit. Nëse të mëdhenjtë u bënë hegjemonë të futbollit për një dekadë, familja e tyre mund ta pushtojë tërësisht botën me një dekadë tjetër.

Ndoshta po vjen koha e tyre. Gjenet trashëgohen!

(Kosova Sot Online)