Zyrtare: Mattia Caldara largohet nga Milani

  • 12 January 2020 - 13:02
Zyrtare: Mattia Caldara largohet nga Milani

Zyrtarisht Caldara është rikthyer te Atalanta.

Nuk arriti të gjejë hapësira te Milani dhe kështu, Mattia Caldara ka vendosur të kthehet atje ku edhe bëri emër, te Atalanta.

Atalanta e ka marrë atë në formë huazimi për 18 muaj me të drejtë blerje në fund të vitit 2021.

Mbrojtësi ka kryer testet mjekësore dje ndërsa sot ka nënshkruar kontratën me ekipin që mbrëmë i nxori barazim Interit të Antonio Contes.

Raportohet se Atalanta duhet të paguajë 15 milionë euro në vitin 2021 nëse e do italianin.

(Kosova Sot Online)