Kosova luan sot ndeshjen e parë të vitit

  • 12 January 2020 - 13:07
Kosova luan sot ndeshjen e parë të vitit

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të vitit 2020.

“Dardanët” do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Suedisë në Katar.

Sfida do të zhvillohet në orën 17:45 sipas orës lokale, në Doha e që në Kosovë i bie nga ora 15:45.

Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.

Ky takim është testi i fundit para duelit me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, duel që zhvillohet më 26 mars.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, ku më pas kërkohet një biletë për kampionatin evropian “Euro 2020”.

(Kosova Sot Online)