Tragjike, futbollisti humb jetën pasi u masakrua nga peshkaqenët

  • 12 January 2020 - 13:09
Tragjike, futbollisti humb jetën pasi u masakrua nga peshkaqenët

Një lajm me të vërtetë i hidhur vjen nga Australia e largët.

Lojtari i kolegjit amerikan të futbollit, Eric Birighitti është gjendur i masakruar nga peshkaqenët në bregdetin australian.

Birighiti po lahej me miqtë e tij në brigjet e “Twilight”, në 2 janar, por ajo duket se ka qenë dita e fundit e jetës së tij. Sipas dëshmisë së miqve të tij, 21-vjeçari u tërhoq nga rryma dhe u mbyt dhe më pas u sulmua nga disa peshkaqenë. 

Gjithashtu ata në dëshminë e tyre thonë se e kishin të pamundur të bënin diçka, në mënyrë që t’i vinin në ndihmë shokut të tyre. Birighitti në karrierën e tij si futbollist, kishte fituar një kampionat për të rinj në SHBA, me fanellën e Kasting Bronkos.

Image

(Kosova Sot Online)