Shkodran Mustafi në bisedime me gjigantin turk

  • 12 January 2020 - 14:25
Shkodran Mustafi në bisedime me gjigantin turk

Shkodran Mustafi pritet së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Arsenalit dhe ka humbur vendin e titullarit.

Kësisoj klubi anglez i ka kërkuar atij që të gjej skuadër të re dhe e ardhmja e tij duket larg Londrës.

Gjiganti turk Galatasaray është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Sipas medieve angleze, menaxheri i lojtarit ka udhëtuar drejt Stambollit për të biseduar për kontratën e Mustafit.

27-vjeçari dëshiron një kontratë katër vjeçare me klubin nga Stambolli.

Arsenali është gati ta shes shqiptarin kampion bote me Gjermaninë, por dëshiron të fitojë rreth 15 milionë euro nga largimi i tij. 

(Kosova Sot Online)