Xavi i thotë ‘jo’ Barçës, Abidal vazhdon të insistojë

  • 12 January 2020 - 16:04
Xavi i thotë ‘jo’ Barçës, Abidal vazhdon të insistojë

Xavi Hernández nuk do të marrë drejtimin e Barcelonës, të paktën jo pa përfunduar sezoni.

Ky është përfundimi i arritur pas takimeve të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve “blaugrana”, Grascar Grau dhe Eric Abidal, me 39-vjeçarin, aktualisht trajner i Al Sadd, në Doha (Katar).

Siç ka konfirmuar “El Mundo Deportivo” nga burime pranë kupolës drejtuese të Barcelonës, nuk është koha që Xavi të bëhet trajner i katalanëve.

Mes shumë arsyesh është edhe kontrata që ka me klubin e tij aktual, të cilën dëshiron ta përmbushë.

Edhe gazetari i ‘El Chirignuito’, Jota Jordi, ka konfirmuar se “Xavi i ka thënë jo Barcelonës për momentin”, por që “drejtuesit e klubit do të vazhdojnë ta bindin gjatë gjithë ditës”. 


(Kosova Sot Online)