Përfundojnë 60 minuta lojë, nuk ka gol

  • 12 January 2020 - 17:16
Përfundojnë 60 minuta lojë, nuk ka gol

Ka përfunduar edhe minuta e 60-të në mes të Kosovës dhe Suedisë.

Ende nuk ka gol të shënuar por Kosova prapë ishte afër kalimit në epërsi nëpërmes Arbër Hoxhës në minutën 53-të te takimit.

Përfundon pjesa e parë, Kosova me disa raste për të kaluar në epërsi

Pesë minutat e fundit të pjesës së parë i kanë takuar Kosovës ku Kastrati dhe Bytyqi kanë humbur disa mundësi për të shënuar gol

Megjithatë, pjesa e parë ka qenë një pjesë tepër interesante për djelmoshat e Kosovës, derisa paraqitje të mirë ka pasur Herolind Shala, Visar Bekaj, Flamur Kastrati pa harruar këtu edhe paraqitjen e mirë të Fidan Alitit dhe Elbasan Rashanit. 

Kosova më e mirë se Suedia në 40 minutat e pjesës së parë

Kanë përfunduar 40 minuta të pjesës e parë e miqësores në mes të Suedisë dhe Kosovës

Kosova ka qenë më e mirë se Suedia në pjesën e parë të miqësores që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Madje Kosova ka pasur dy mundësi ideale për të shënuar gol.

Fillimisht ishte Flamur Kastrati që pati një mundësi ideale për të shënuar me kokë në minutën e 27-të por priti portieri suedez, Abrahamsson.

Dy minuta më vonë mundësi të mirë për të shënuar pati edhe Aliti por goditja e tij përfundojë jashtë portës.

Suedia shënoi një gol por ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje. 


(Kosova Sot Online)