Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

  • 13 January 2020 - 14:07
Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

Detaje të reja kanë dalë rreth vdekjes së Emiliano Salas, ku thuhet se piloti David Ibboston mund të ketë kërcyer nga aeroplani para se të rrëzohej.

Argjentinasi ndërroi jetë në janar të vitit të kaluar, derisa po e kompletonte transferimin e tij nga Nantes te Cardiff City. Ish-lojtari i skuadrës franceze ishte në aeroplanin ‘Piper Malibu’, por që ishte rrëzuar në brigjet e Britanisë së madhe, duke humbur kështu jetën.

Trupi i argjentinasit ishte gjetur nën thellësinë e 63 metrave nga robotët kërkues, ndërsa The Sun raporton tani se piloti Ibboston mund t’i ketë shpëtuar rrëzimit.

Në raportim thuhet se piloti ishte një ekspert i hedhjes nga aeroplani dhe mund t’i ketë shpëtuar rrëzimit, pasi trupi i tij ende nuk është gjetur. 

“David Ibboston kishte aftësi të mrekullueshme nga hedhja me parashutë nga aeroplanët, si mund të ndodhë që ai është zhdukur”, ka shkruar Harry Harris.

“Përse nuk ishte trupi i tij në aeroplan kur janë gjetur mbetjet dhe u gjet vetëm ai i Salas?”.

“A kishte arritur piloti të kërcente parasë të rrëzohej aeroplani? Ndoshta ai ka shpëtuar, nëse jo, ku është trupi i tij”, ka shkruar më tej ai.

Sala ishte rikthyer më 19 janar në Francë për t’i paketuar valixhet, mirëpo aeroplani me të cilën udhëtonte u rrëzua dy ditë më vonë nuk arriti të mbijetonte.

(Kosova Sot Online )