Andres Iniesta kthehet në shtëpi

  • 13 January 2020 - 15:22
Andres Iniesta kthehet në shtëpi

Legjenda e Barcelonës, Andre Iniesta, ka gjetur kohë për ish shokët e skuadrës.

Ai të hënën ka vizituar ata në qendrën stërvitore të Barcelonës.

“Gjithmonë është një gëzim të kthehesh në shtëpi”, shkroi lojtari në Twitter.

Iniesta vizitoi futbollistët në stërvitje në një kohë kur situata nuk është aspak e qetë, pasi kërkohet shkarkimi i Ernesto Valverdes.

Gjatë ditës së djeshme, ai kritikoi klubin se nuk po e respekton Valverden, derisa raportohej se janë nisur bisedime me trajnerë të tjerë.

“Ajo që më vjen në mendje është se, nëse këto janë të vërteta, gjithçka është bërë në një mënyrë të shëmtuar. Mendoj se klubi duhet të ketë gjithmonë respekt për trajnerin… Situata rreth postit të trajnerit është lënë shumë keq”. 

(Kosova Sot Online)