Di Marzio: “Klubet arrijnë marrëveshje, Rrahmani është i Napolit!”

  • 13 January 2020 - 15:48
Di Marzio: “Klubet arrijnë marrëveshje, Rrahmani është i Napolit!”

Gjithçka po shkon drejt finalizimit… Rrahmani së shpejti do të zyrtarizohet si blerja më e re e Napolit.

Eksperti i transferimeve dhe gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, raporton se Napoli ka arritur marrëveshje me Veronën për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli kishte kompletuar gjithçka me lojtarin ditë më parë dhe kishte mbetur vetëm çështja mes klubeve, gjë që tani ka përfunduar gjithçka.

Sipas Gianluca Di Marzio, Rrahmani do të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa do të qëndrojë në formë huazimi te Verona deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar Napolit për sezonin 2020/21.

Edhe agjenti i lojtarit, Ardian Aliaj, në një intervistë për ‘Sport News’, konfirmoi javën e kaluar se gjithçka po shkon drejt përfundimit.

“Mendojmë ta finalizojmë zyrtarisht javën tjetër, por mund të them se Rrahmani është një lojtar i Napolit”, tha ai.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, që muajin e ardhshëm mbush 26 vjet, iu bashkua Veronës nga Dinamo Zagreb verën e kaluar për vetëm 2 milionë euro.

(Kosova Sot Online)