Mourinho insiston se s’i xhelozon Liverpoolin e Man Cityn

  • 14 January 2020 - 10:48
Mourinho insiston se s’i xhelozon Liverpoolin e Man Cityn

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, insistoi se ai nuk është xheloz për skuadrat të cilat i kanë në dispozicion Liverpoolit dhe Manchester City, duke shtuar vetëm se posti i tij në Tottenham është më ndryshe.

Manchester City e ka fituar titullin e kampionit të Premierligës për dy sezonet e fundit, ndërsa Liverpooli është në krye të tabelës me 14 pikë epërsi për momentin këtë sezon.

Mourinho u emërua trajner i Tottenhamit në nëntor dhe skuadra e tij për momentin është në pozitën e tetë në tabelën e La Ligas.

Por, strategu portugez thotë se skuadra e tij nuk duhet të krahasohet me atë të Manchester Cityt dhe të Liverpoolit, përderisa shton se nuk mund të ankohet për detyrën e tij.

“E dini ju, situata është ashtu siç është. Ne nuk mund ta kemi një skuadër si klubet e tjera. Nuk jemi ne ashtu. Unë po e shikoja Manchester Cityn dhe ia shikova stolin – Raheem Sterling, Bernardo Silva, Ilkay Gundogan, Nicolas Otamendi. Më kuptoni?”, tha Mourinho.

“E njëjta edhe me Liverpoolin – ju ia keni parë skuadrën dhe stolin. Për më tepër ata i kanë të lënduar Joe Matipin, Dejan Lovrenin, Naby Keitan, Fabinhon”.

“Nuk jam xheloz, unë e kam një punë të mrekullueshme, por kemi pozita të ndryshme. Unë jam në një klub më ndryshe”.

Mourinho sugjeroi më tutje se posti i tij në Tottenham ishte detyra e tij më e vështirë që kur e kishte pasur drejtimin e Portos, post ky që e kishte marrë në fillim të vitit 2002.

(Kosova Sot Online)