Basketbollisti amerikan arrin në Rahovec

  • 14 January 2020 - 13:57
Basketbollisti amerikan arrin në Rahovec

Basketbollisti amerikan Raheem Johnson, transferimi i së cilit të Rahovec u zyrtarizua më 10 janar, tashmë ka arritur në Kosovë, ku synon ta sjellë titullin e kampionit të Kosovës në “Mizahir Isma”.

Ish-anëtari i skuadrës së njohur portugeze, Lusitana, dhe së fundi i asaj nga elita e basketbollit suedez, Ëetterbygden Stars, Raheem Johnson, do ta vazhdojë karrierën e tij në Kosovë, me Rahovecin.

“Ai do të jetë një ndihmë dhe motiv shtesë për lojtarët aktual në rrugëtimin tonë në këtë pjesë të dytë të sezonit në Superligë dhe jo vetëm. Johnson pritet të shkëlqejë në ‘FINAL 8’ të Kupës së Kosovës dhe ‘FINAL 4’ të Ballkan Ligës”, kishte shkruar faqja zyrtare e Rahovecit në lajmërimin për transferimin e Johnsonit.

(Kosova Sot Online)