Barcelona kritikohet ashpër për mënyrën se si e shkarkoi Valverden

  • 14 January 2020 - 14:53
Barcelona kritikohet ashpër për mënyrën se si e shkarkoi Valverden

Vendimi i Barcelonës për ta shkarkuar Ernesto Valverden ka ngjallur më shumë kritika sesa që ishte pritur. Kjo pasi që shumë mediume të mëdha dhe tifozë nuk pajtohen me mënyrën se si e trajtoi klubi trajnerin tashmë të shkarkuar.

Ish-trajneri i Barcelonës shkoi në stërvitje të hënën në mëngjes, pasi që ende s’ishte shpallur “ish-trajner”. Për më tepër, dikush duhet të sillej me dinjitet. Dhe çka nëse shkarkimi nuk do të ndodhte? Valverde s’dëshironte ta merrte këtë vendim për Barcelonën, kështu që ai shkoi në qendrën stërvitore pak pas orës 8 të mëngjesit, shkruan The Guardian.

Në orën 11, ai ishte në fushën për t’u stërvitur si zakonisht, lojtarët u grumbulluan rreth tij – kjo ishte mënyra e tyre për t’i thënë Valverdes: “Mirupafshim… ndoshta”. Kur ai po largohej nga qendra stërvitore, e dinte se kishte shumë që kjo të ishte hera e fundit e tij aty. Por, këtë s’e dinte pse ia kishin thënë, por sepse ishte raportuar.

Të enjten në mbrëmje, skuadra e Valverde e shemb sërish. Përderisa ata luajtën më mirë sesa që kishin bërë gjatë këtij sezoni, Valverde fishkëllehej nga tifozët sa herë që dilte në ekranin e madh në stadium.

Barcelona ishte duke fituar 2:1 kur kishin mbetur vetëm edhe nëntë minuta lojë kundër Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Xheda të Arabisë Saudite – në fund, Barcelona humbi 3:2. Kujtimet nga Roma dhe Anfieldi u kthyen në mendjen e tifozëve katalonas. Tri herë ishte e tepërt për ta. Shumë tifozë e kishin kërkuar shkarkimin qysh pas herës së dytë, mirëpo klubi s’kishte reaguar gjatë verës dhe e kishte mbajtur trajnerin.

Mirëpo, Barcelona reagoi tani e megjithatë nuk e bëri në mënyrën e duhur. “Është pak e shëmtuar”, tha vetë ish-mesfushori legjendar i klubit, Andres Iniesta, që më tutje e quajti trajtimin e Valverdes si të pakënaqshëm.

Valverde kishte pasur kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin për ta shtyrë kontratën edhe për një vit tjetër – opsion që askush s’besonte se do të shfrytëzohej. Barcelona është në krye të ligës, të cilët e kanë fituar në dy sezonet e fundit, por, ashtu siç kishte thënë Guardiola: “Barcelona është një vend i veçantë, ku s’është e mjaftueshme ta fitosh ligën”.

Këtu është e vërteta, që mund të tingëllojë e çuditshme jashtë Spanjës, por është plotësisht logjike brenda saj: askush nuk sugjeronte se Valverde duhet të jetë trajner i Barcelonës përtej këtij sezoni. Pavarësisht se kush fajësohej, shumica mendonin se Valverde duhej të ishte shkarkuar pas disfatës në Anfield. Megjithatë, ai mbijetoi deri tani, shkaku i mbështetjes nga lojtarët dhe presidenti.

Por, pas disfatës në Arabi Saudite, Barcelona u nxit të bënte diçka menjëherë. Korriku ishte shumë larg për ta dhe dhembjen që e ndienin drejtuesit në atë moment. Ata ishin penduar që s’kishin reaguar më parë.

Ajo që ndodhi më pastaj ishte e hapur për publikun: Drejtori ekzekutiv dhe ai sportiv i Barcelonës u takuan me Xavi Hernandezin në Katar. Ata ishin për ngut dhe e donin një përgjigje shpejt. Për befasinë e Xavit, Barcelona ia ofroi punën e ëndrrës së tij. Për befasinë e Barcelonës, Xavi tha jo.

Ronald Koeman gjithashtu e refuzoi Barcelonën dhe klubi u kthye në kërkim të një trajneri tjetër. Situata vazhdonte kështu dhe, ende, askush s’i kishte thënë asgjë Valverdes, i cili megjithatë kishte lexuar për gjithçka në media.

Gjërat s’mund të ishin kurrë më njëjtë, edhe nëse Barcelona vendoste të mos e shkarkonte dhe të pretendonte se asgjë s’kishte ndodhur, duke i fajësuar mediat për gjithçka. Kjo gjë nuk mund të normalizohej , pavarësisht tentimit të Valverdes për t’u sjellë si zakonisht.

Përderisa Valverde po i mbante stërvitjet të hënën, emrat e kandidatëve potencial për postin e trajnerit vazhdonin të qarkullonin: Xavi e Koeman kishin thënë jo, kështu që tani ishte radha e Massimiliano Allegrit, Roberto Martinezit dhe Quique Setienit, i cili në fund u emërua trajneri i ri.

Vetura e presidentit Josep Maria Bartomeu arriti. Agjenti i Valverdes arriti. Pas stërvitjes, presidenti dhe trajneri u takuan. Aty s’pati asnjë lajm, jo ende. Ndoshta Bartomeu kishte pritur që Valverde të jepte dorëheqje, i lënduar e i poshtëruar. Këtë e kishte shpresuar Bartomeu për ta thjeshtësuar situatën.

Por, Valverde s’dha dorëheqje. Pastaj erdhi takimi mes bordit drejtues. Në orën 15:00 filloi takimi. Tetë orë pas takimit, ende s’ishte thënë asgjë. Deri pothuajse në mesnatë të hënën, Valverde ishte ende trajner i Barcelonës dhe të gjithë po i prisnin fjalët e fundit të historisë, të cilët veçse e kishin mësuar.

(Kosova Sot Online)