Top 10 fjalitë më të mira nga prezantimi i djeshëm i Setienit në Barcelonë

  • 15 January 2020 - 14:31
Top 10 fjalitë më të mira nga prezantimi i djeshëm i Setienit në Barcelonë

Quique Setien u prezantua të martën si trajner i ri i Barcelonës, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes. Gjatë prezantimit, ai foli për disa tema të ndryshme, duke i dhënë disa deklarata interesante për tifozët.

E përditshmja spanjolle Marca i radhiti top dhjetë fjalitë më të mirë të ish-trajnerit  të Real Betisit nga prezantimi i së martës.

1. “As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar që mund të jem këtu”

2. “Dje po ecja rreth lopëve në fshatin tim, sot jam trajner i lojtarëve më të mirë në botë”

3. “Unë mund t’jua garantoj vetëm një gjë dhe ajo është se skuadra do të luajë mirë”

4. “Një gjë është t’i adhurosh këta lojtarë dhe një gjë tjetër është që të gjithë ta dinë vendin e tyre”

5. “Ky klub të kërkon të përmirësohesh çdo vit dhe që të fitosh sa më shumë tituj që të jetë e mundur, si dhe të luash mirë”

6. “Këtu ekziston një akademi e jashtëzakonshme dhe ata lojtarë do të stërviten me ne pak nga pak”

7. “Nëse një lojtar e meriton, ne do ta promovojnë në ekipin e parë”

8. “Nuk kam menduar kurrë se Barcelona do të më zgjidhte mua, pasi që nuk e kam një CV të gjatë”

9. “E falënderoj Valverden që ma lëri këtë skuadër mua në vendin e parë në ligë”

10. “Mund t’i ndryshojmë disa gjëra në sistemin tonë, por filozofia jonë s’do të ndryshojë”.

(Kosova Sot Online)