Ozil premton se s’do të largohet nga Arsenali

  • 16 January 2020 - 10:54
Ozil premton se s’do të largohet nga Arsenali

Mesut Ozil planifikon të qëndrojë në Arsenal deri në fund të kontratës së tij më 2021, përkundër spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga Emirates.

Në verën e vitit 2021, kontrata e fituesit të Kupës së Botës me Gjermanisë në Arsenal do të skadojë. Kjo kontratë, të cilët ai e kishte nënshkruar në janar të vitit 2018, kishte nxitur shumë kritika drejt klubit nga tifozët shkaku i pagës së madhe të mesfushorit.

Shumë tifozë sugjeronin se paratë që u investuan në Ozilin mund të kishin sjellë më shumë përfitime po të ishin investuar diku tjetër, veçanërisht pasi 31-vjeçari nuk ka qenë në formë të mirë që kur e nënshkroi atë kontratë.

Megjithatë, Ozili ka treguar shenja të mira me paraqitjet e tij që kur Mikel Arteta është emëruar në pozitën e trajnerit të Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emeryt.

“Unë jam shumë i lumtur me kontratën time dhe do të vazhdoj këtu këtë sezon dhe tjetrin”, u shpreh Ozili, kur u pyet për të ardhmen e tij nga BeIN Sports.

“Nuk mund ta parashikoj se çfarë do të sjellë e ardhmja, jam i emocionuar për të ardhmen, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.

Tani për tani, Ozili është i përqendruar t’i ndihmojë Arsenalit t’i arrijë qëllimet për këtë sezon: triumfin në Ligën e Evropës dhe FA Cup, pasi që radhitja në top katërshe të Premierligës duket se s’ka shumë gjasa të ndodhë.

(Kosova Sot Online)