Man Unitedit i ofrohet Cavani

  • 17 January 2020 - 08:51
Man Unitedit i ofrohet Cavani

Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për ta marrë sulmuesin Edinson Cavani në formë transferimi të lirë gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Manchester Evening News.

Kontrata e uruguaianit në PSG-së skadon në qershor, dhe PSG-ja s’është e gatshme të ndahet me sulmuesin në janar pa marrë ofertë prej 30 milionë eurosh.

Asnjë klub s’pritet të bëjë ofertë të tillë këtë muaj për 32-vjeçarin, pasi që e dinë se mund ta marrin atë falas këtë verë. Atletico Madridi kishte qenë skuadra e vetme që bëri ofertë zyrtare për Cavanin tani, por oferta e tyre ishte vetëm 10 milionë euro.

Cavani ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, ndërsa ai mungoi në fitoren me rezultat 4:1 kundër Monacos shkaku i një lëndimi.

Mungesa e tij nuk u vërejt pasi që Kylian Mbappe shënoi dy herë, ndërsa edhe Neymari dhe Pablo Sarabia kontribuuan me nga një gol në Stade Louis II.

Pasi që sulmi i preferuar i trajnerit Tuchel përbëhet nga Neymari, Mbappe, Mauro Icardi dhe Angel di Maria – Cavani thuhet se e do largimin nga Parisi. Mirëpo, klubi dëshiron ta ketë deri në fund të sezonit dhe për këtë arsye preferon të bashkëpunojë me Manchester Unitedit, për t’ia dhënë Cavanin falas gjatë verës. 

(Kosova Sot Online)