Kush guxon ta kundërshtojë? Gjyqtari me armë në fushë qetëson tifozët e tërbuar
Në rrjetet sociale është bërë virale një video e një gjyqtari, i cili e përdor një armë në fushë për t’i qetësuar tifozët e tërbuar të ekipi kundërshtar.
Në një ndeshje jashtë ligave profesioniste të futbollit, një gjyqtar arriti t’i qetësojë tifozët e pranishëm, të cilët dukeshin të zemëruar, duke ia treguar atyre një armë në dorë, me të cilët i udhëzonte ku të qëndronin.
Referee uses a gun during a match to calm supporters ë pic.twitter.com/kaUA138QZQ
— Casual Ultra (@thecasualultra) January 17, 2020
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2015 në Brazil, kur gjyqtari Gabriel Murta e kishte futur një armë në gushë pasi ishte sulmuar nga një lojtar në fushë.
Ai e kishte lënë ndeshjen në gjysmë, kishte shkuar në zhveshtore dhe e kishte marrë armën, të cilët pastaj ia kishte treguar në fushë lojtarëve.
Ai gjyqtar, i cili punonte si polic gjatë ditës, ishte ndalur nga njëri gjyqtar anësor në ndeshjen e ligës regjionale në Brumadinho mes dy klubeve amatore – Brumadinho dhe Amantes.
(Kosova Sot Online)