Bayerni pritet ta kthejë Perisicin te Interi

  • 17 January 2020 - 16:33
Bayerni pritet ta kthejë Perisicin te Interi

Bayern Munich thuhet se do të rikthej të huazuarin Ivan Perisic përsëri në Inter në fund të sezonit.

Kroati iu bashkua Bavarezëve nga Nerazzurrët në javët e fundit të afatit të verës pasi u bë e qartë se kishte pak hapësirë ëpër të në sistemin 3-5-2 të Antonio Conte.

Perisic ka luajtur rregullisht për Bayernin, duke bërë 12 paraqitje në Bundesliga dhe gjashtë të tjera në Evropë.

Sidoqoftë, sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni synon ta dërgojë 30-vjeçarin përsëri në Inter në fund të sezonit.

Bayerni pagoi pesë milionë euro te Interi për huazim njëvjeçar, me mundësi blerje të mesfushorit për 20 milionë euro në këtë verë.

Perisic ishte një kërkesë specifike e trajnerit të atëhershëm të Bayernit, Niko Kovac, i cili tashmë është zëvendësuar nga Hans Flick para më shumë se një muaji.

(Kosova Sot Online)