Reali pa kapitenin kundër Sevillas, por kthehet Benzema – mungojnë Bale, Valverde, James…!

  • 17 January 2020 - 17:01
Reali pa kapitenin kundër Sevillas, por kthehet Benzema – mungojnë Bale, Valverde, James…!

Reali do të luajë me shumë mungesa të shtunën kundër Sevillas… lajmi i mirë është rikthimi i Karim Benzemas.

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar dhe mungon kapiteni, Sergio Ramos, që ka disa shqetësime të lehta që nga finalja e Superkupës së Spanjës.

As Gareth Bale nuk është gati, ani pse është stërvitur normalisht të premten me pjesën tjetër të skuadrës.

Derisa do të mungojë edhe Fede Valverde, njeriu më i përfolur këto ditë për atë ndërhyrje në Alvaro Moratën në finalen e Superkupës së Spanjës ku triumfoi Reali.

Për arsye dëmtimi do të mungojnë edhe Eden Hazard dhe Marco Asensio, derisa lajmi i mirë është rikthimi i Karim Benzemas.

Odriozola, James Rodriguez e Mariano janë lënë jashtë për arsye teknike.

Lojtarët e ftuar nga Zizu:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Marcelo y Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro e Isco.
Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jovië, Brahim, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

Image

(Kosova Sot Online)