“Eriksen dhe Young, ideal për Interin”

  • 17 January 2020 - 17:23
“Eriksen dhe Young, ideal për Interin”

Capello mendon se Eriksen dhe Young, janë futbollistë që do t’i kryejnë shumë punë Antonio Contes.

Ende s’ka asgjë zyrtare, por tashmë media të shumta e quajnë si të kryer transferimin e dyshes, Ashley Young dhe Christian Eriksen te Interi.

Teksa të gjithë janë në pritje të konfirmimit nga klubet në pronësi të futbollistëve, por edhe vet Interi, ish trajneri i Anglisë, Fabio Capello, beson se afrimi i dyshes në fjalë, është mjaft e qëlluan nga ana e Contes.

“Young është mësuar të luajë në krah, më pas është përdorur në rolin e mbrojtësit të majtë (mund të luajë edhe në të djathtë). Ai është ideali që të luajë në krah me tre mbrojtës”, tha Capello për Sky Sport Italia.

“Ai është i mirë me dy këmbët, ka vizion, vrapon shumë dhe nuk është i keq edhe në aspektin defensivë. Plus është gjithmonë i fokusuar, gjithmonë i gatshëm. Mendoj se është ideal për formacionin 3-5-2 të Antonio Contes”.

“Eriksen është lojtar me kualitete të pabesueshme dhe vizion. Ai dhuron asiste, shënon gola, mbi të gjitha ka vizion për lojë”, shtoi Capello.

“Unë ia kisha sugjeruar atë (atëherë drejtorit sportiv të të Tottenham Franco) Baldini në atë kohë dhe marrëveshja u arrit”.

Eriksen u transferua te Spursat nga Ajaxi në verën e vitit 2013 për 13.5 milionë euro.

(Kosova Sot Online)