Rrahmani ka kryer me sukses testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

  • 17 January 2020 - 18:09
Rrahmani ka kryer me sukses testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit.

Mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit dhe gjithçka ka rezultuar e suksesshme.

Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij. 

Sipas ‘Di Marzio’, me Napolin Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.

Por edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juric.

(Kosova Sot Online)