Gattuso: Mbrojtës si Hysaj janë të paktë

  • 17 January 2020 - 18:52
Gattuso: Mbrojtës si Hysaj janë të paktë

Gennaro Gattuso nuk dëshiron të dëgjojë tifozët të kritikojnë Elseid Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar ka pasur shpesh kundër tifozët napolitanë në vitet e fundit, por Gattuso po i ofron mundësinë që të luajë rregullisht dhe insiston se mbrojtësi shqiptar është nga ata të rrallët që mund të gjesh aktualisht.

Kjo, sepse Hysaj luan mirë në të dy krahët e prapavijës me rregullsi të admirueshme dhe për një kohë të gjatë, ndonëse është ende në moshë të re.

“Hysaj? Është e thjeshtë të thuash të marrim një tjetër, por ne luajmë si repart dhe më të mirë se ai janë të paktë sa i përket interpretimit të rolit, po bën ndeshje të mira. Ai ta thjeshtëson punën, pasi për shumë vite, mendoj për 7, ka luajtur në një mbrojtje me katër dhe po paraqitet shumë mirë”, ishin fjalët e Gattusos për mbrojtësin shqiptar.

(Kosova Sot Online)