Punë e kryer, Fernandes në Man United për 60 milionë euro!

  • 17 January 2020 - 19:41
Punë e kryer, Fernandes në Man United për 60 milionë euro!

Nicolò Schira, gazetari dhe eksperti i transferimeve, ka bërë të ditur se Bruno Fernandes do të transferohet te Manchester United për 60 milionë euro.

Sipas tij, tashmë gjithçka është e kryer, Unitedi dhe Sportingu janë marrë vesh për shifrën e 60 milionë eurove plus bonuse.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri më 2025 dhe do të ketë pagë vjetore 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Sipas Schira, brenda pak orëve do të kompletohet gjithçka.

(Kosova Sot Online)