Salah: Unitedi përgatitet më ndryshe për ndeshjet kundër meje!

  • 17 January 2020 - 20:06
Salah: Unitedi përgatitet më ndryshe për ndeshjet kundër meje!

Salah beson se ndeshjet më të vështira në Premierligë janë kundër Man unitedit.

Sipas tij, e gjithë kjo për shkak të ‘Djajtë e Kuq’ i përgatisin takimet shumë më ndryshe kundër Mohamed Salah se sa futbollistëve tjerë.

Të dielën, Liverpooli dhe Unitedi do të përballen në kuadër të xhiros së 23 në Premierligë, në ‘Anfield’. 

“Mendoj se Manchester United luan më ndryshe kundër meje sesa futbollistëve tjerë. Ata mbrohen kundër meje në një mënyrë tjetër. Është sfidë, por jam i lumtur për këtë. Për aq sa ekipi është duke fituar, gjithmonë jam i lumtur”, u shpreh Salah.

Salah deri më tani ka shënuar 14 gola në 28 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, ka dhuruar edhe 8 asistime.

(Kosova Sot Online)