Asisti i Rashicës ia jep tri pikë Werder Bremen

  • 18 January 2020 - 17:32
Asisti i Rashicës ia jep tri pikë Werder Bremen

Werder Bremen ka fituar si mysafirë i Fortuna Dusseldorf me vetëm një gol të shënuar. Në këtë ndeshje Rashica ka luajtur 90 minuta dhe asisti i tij ishte vendimtar në marrjen e tri pikëve të Bremen

Milota Rashica përsëri ka qenë lojtari kyç i kësaj ndeshje pasi që ka asistuar në golin e fitores se Bremenit si mysafirë i Fortuna Dysseldorf.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me vendasit që ishin më këmbëngulës.

Në pjesën e dytë ishte Werder Bremen që shënoi golin e parë pas një ndërprerje.

Rashica kroson dhe mbrojtësi i Fortunas, Florian Kastenmeir detyrohet të shënoi autogol në golin e tij.

Fortuna tentoi të kthehet në lojë por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Dortmund është në vendin e 16 me 17 pikë kurse Fortuna zbret në vendin e 17 me 15 pikë.

(Kosova Sot Online)