Dështon edhe Chelsea, humbet në Newcastle

  • 18 January 2020 - 20:44
Dështon edhe Chelsea, humbet në Newcastle

Edhe Chelsea ka dështuar të fitojë sonte në Newcastle. Djemtë e Lampard kanë humbur në St. James Park me rezultat 0-1. Pothuajse shumica e skuadrave të mëdha këtë javë kanë dështuar për të fituar në Angli

Pas Tottenhamit, Arsenalit dhe Manchester City që kanë barazuar sonte në Premier Ligë ka dështuar edhe Chelsea. Por, djemtë e Frank Lampard edhe më keq, kanë humbur me një gol të vonë kundër Newcastle.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 0-0 dhe ishte një ndeshje ku Chelsea pati më shumë posedimin por edhe mundësitë për të shënuar.

E njëjta situatë ishte edhe në pozitën e dytë, por që Newcastle shënoi në minutën shtesë të ndeshjes.

Ishte një gol i vonë nga ish mbrojtësi i Arsenalit, Isaac Hayden që ia solli pikët e nevojshme Newcastle.

Chelsea me këtë humbje mbetet në vendin e katër më 39 pikë, kurse Newcastle largohet nga zona e rrezikshmërisë për rënie nga liga dhe ka 29 pikë.


(Kosova Sot Online)