“Nuk kisha parë kurrë më parë dikë që godet aq shumë me shpatulla”

  • 19 January 2020 - 09:34
“Nuk kisha parë kurrë më parë dikë që godet aq shumë me shpatulla”

Donald “Cowboy” Cerrone është befasuar nga Conor McGregor, duke rënë në tapet dhe duke humbur sfidën pas vetëm 45 sekondave…

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg). 

Irlandezi i befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor goditi Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Ai mbeti i befasuar me forcën e goditjeve që i dha McGregor me Shpatull.

“Nuk kisha parë kurrë më parë të tilla shpatulla të godisnin fytyrën time me këtë forcë. Unë do të vazhdoj të dueloj”, tha Cerrone.

(Kosova Sot Online)