Setien debuton ndaj Granadës, Bayern udhëton në Berlin

  • 19 January 2020 - 10:53
Setien debuton ndaj Granadës, Bayern udhëton në Berlin

E diela do të jetë mjaft e ngjeshur, pasi përveç takimeve të Serisë A dhe kampionatit anglez, do të zhvillohen një sërë ndeshjesh nga kampionatet më elitare europiane si ai spanjoll, francez apo gjerman.

Kampionatin gjerman do të vijë me dy takime mjaft interesante, në orën 15:00 do të jetë takimi Hertha Berlin- Bayern Munchen dhe në orën 18:30 përballja Paderbord-Leverkusen.

Në orën 18:30 do të vijë një përballje mjaft interesante nga kampionati spanjoll, si ajo mes Athletic Bilbaos dhe Celta Vigos, ndërsa në mbrëmje do të vijnë sfidat Lorient – PSG dhe Barcelona – Granada, që zhvillohet nga ora 21:00.

Quique Setien do të debutojë në stolin e Barçës dhe shpreson ta nisë me fitore.

(Kosova Sot Online)