Tevez premton besnikëri: E mbyll karrierën te Boca Juniors

  • 19 January 2020 - 14:57
Tevez premton besnikëri: E mbyll karrierën te Boca Juniors

Gjatë një interviste për mediat argjentinase, sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez ritheksoi edhe njëherë se dëshira e tij është ta përfundoi karrierën pikërisht te skuadra e Bocas.

35-vjeçari tha se kur të vijë momenti, do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pikërisht me fanellën e Xeneizes.

Ai deklaroi se për momentin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por theksoi se gjatë muajit qershor do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Kontrata e sulmuesit me klubin argjentinas skadon pikërisht në qershor, por sipas mediave, drejtuesit mund të vendosin t’i rinovojnë kontratën lojtarit.

Ajo që dihet dhe që tashmë është e qartë për të gjithë është se në karrierën e Tevez nuk do të ketë fanella të tjera për t’u veshur.

(Kosova Sot Online)