Roma fiton në Genoa, kalon në vendin e katër

  • 19 January 2020 - 20:27
Roma fiton në Genoa, kalon në vendin e katër

Roma ka arritur fitore prej 1-3 në Genoa sonte duke kaluar në vendin e katër në Serie A dhe kaluar Atalantën.

Roma është këndellur dhe është ardhur tek rezultati pozitiv në Serie A sonte duke e mposhtur Genoan në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A në Itali.

Ishte një ndeshje me plot gola kjo e Genoas dhe Romës ku romakët kaluan shumë shpejt në epërsi.

Ishte minuta e pestë kur sulmuesi turk do të shënonte për Romën dhe kaluar në epërsi romakët.

Pak para përfundimit të pjesës së parë shënohet edhe dy gola brenda 60 sekondave.

Në minutën e 44, mbrojtësi i Genoas Davide Birasche shënoi autogol, kurse rezultatin e ngushtoi sulmuesi maqedon, Goran Pandev në minutën e 45, për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-2.

Në pjesën e dytë Genoa u mundua ta barazoi rezultatin por pa sukses.

Kur nuk shënon pëson dhe Roma do të shënonte në minutën e 74-të me anë të sulmuesit të saj, Edin Dzeko.

Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 38 pikëve, tri më shumë se Atalanta që tani është në vendin e pestë, por shtatë më pak se rivali i tyre i qytetit, Lazio që është në pozitën e tretë te Serie A. 

(Kosova Sot Online)