Ronaldo ia fiton ndeshjen Juventusit

  • 19 January 2020 - 22:53
Ronaldo ia fiton ndeshjen Juventusit

Dy golat e Cristiano Ronaldos i kanë dhënë fitoren Juventusit sonte në një ndeshje ku kampioni aktual i Italisë ka fituar me plot vështirësi

Juventus ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Parmës 2-1 në xhiron e 20 të Serie A në Itali.

Ishte një ndeshje kjo pothuajse e balancuar por ishte një lojtar që bëri dallimin, Cristiano Ronaldo.

Pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të cilin e shënoi CR7.

Në fund të pjesës së parë, portugezi lëshon një goditje të fuqishme e cila nga devijimi përfundon në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Parmën, sidomos fillimi, e ku mysafirët edhe barazojnë rezultatin.

Ishte Andreas Cornelius që shënoi një supergol me kokë në minutën e 55-të.

Por, Juventusi kthehet shumë shpejt në epërsi dhe arrin të goli i dytë në minutën e 58.

Përsëri ishte Cristiano Ronaldo që shënon por kësaj radhe i asistuar nga argjentinasi në supërformë, Paulo Dybala.

Me këtë fitore Juventus ka 51 pikë, katër më shumë se Inter që dështoi për të fituar sonte kundër Lecces pasi që barazoi me rezultat 1-1.

(Kosova Sot Online)