Salah tregon pse festoi si çmendur golin kundër Manchester United

  • 19 janar 2020 - 23:36
Salah tregon pse festoi si çmendur golin kundër Manchester United

Egjiptiani ka bërë humor duke thënë se rikthimi i tij pas lëndimit ishte çelësi për marrjen e tri pikëve në derbin me të zjarrtë në Angli

Mohamed Salah ka bërë humor duke thënë se triumfi i Liverpoolit kundër rivalëve të vjetër Manchester United është bërë për shkak se ai është 100 për qind gati.

Fitorja e skuadrës nga Merseyside do të thotë që skuadra e Jurgen Klopp do të këtë 16 pikë para Manchester City me një ndeshje të pa zhvilluar.

“Si e keni parë sot, sapo jam kthyer nga lëndimi kështu që ne fituam ndeshjen, jam shumë i lumtur për skuadrën”, ka bërë humor ai, pasi që dihet se Salah nuk ishte i lënduar. “Ne po i përjetojmë këto momente dhe shpresoj ta përfundojmë kampionatin në këtë mënyrë”.

“E mora atë pasim nga Alisson, askush nuk mundet të ma marrë topin, por jam i lumtur me rezultatin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Salah.

(Kosova Sot Online)