Pas lëndimit, kjo është data e rikthimit në ring të Robin Krasniqit

  • 20 January 2020 - 08:53
Pas lëndimit, kjo është data e rikthimit në ring të Robin Krasniqit

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi në një intervistë të realizuar për emision “Sports Show” ka rrëfyer rreth lëndimit të tij, kur do të rikthehet në ring, e shumëçka tjetër.

Krasniqi tregon se është operuar në dorë aty ku kishte probleme shumë kohë më parë dhe me këtë lëndim është dashur të garonte këtë ndeshjen e fundit.

“ E kam një lëndim që e mbaj një kohë të gjatë, më shumë se një vit e gjysmë, sidomos në ndeshjen e fundit kam pas shumë probleme sepse nuk kisha mundi ti mbaja duart lart”, tha fillimisht ai.

Por kur do ta shohim në ring Robinin.

“Më katër tetor e kam bërë dorën operacion, që dy muaj e gjysmë jam duke i bë disa terapi. Po besoj nga fundi i marsit do të rikthehem”, e përfundoi deklaratën e tij Krasniqi.

(Kosova Sot Online )