Ibrahimovic e regjistron një rekord në Serie A

  • 20 January 2020 - 09:57
Ibrahimovic e regjistron një rekord në Serie A

Sulmuesi suedez bëhet futbollisti që e ka arritur më së shpejti shifrën e 150 fitoreve të shënuara në Serie A

Zlatan Ibrahimovic e ka shkruar një faqe të re të historisë në futbollin italian.

Falë fitores së shënuar nga Milani ndaj Udineses, sulmuesi suedez është bërë futbollisti që e ka arritur më së shpejti kuotën e 150 fitoreve në Serie A, që kur fitoret llogariten me tri pikë.

Ibra i ka zhvilluar 222 ndeshje në kampionatin italian me Juventusin, Interin dhe Milanin dhe prej tyre i ka regjistruar plot 150 fitore.

Statistika impresionuese këto, duke e treguar edhe një herë vlerën e padiskutueshme të numrit 21 të “Rossoneri”.

Ibrahimovic u rikthye në futbollin italian këtë muaj pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy.

(Kosova Sot Online )