Reagon Van de Beek: “Marrëveshje me Realin? Asgjë nuk është zyrtare, s’ka kontratë”

  • 20 January 2020 - 15:06
Reagon Van de Beek: “Marrëveshje me Realin? Asgjë nuk është zyrtare, s’ka kontratë”

Van de Beek i ka quajtur vetëm spekulime raportimet që e lidhin me Real Madridin.

Sipas mediave në Holandë dhe Spanjë, Van de Beek është afër transferimit në Real Madrid.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

Vet mesfushori holandez ka mohuar diçka të tillë.

“Asgjë nuk është zyrtare (me Real Madridin). S’ka asnjë kontratë. Kjo është situata. Asgjë s’ka ndryshuar përgjatë sezonit”., tha Van de Beek.

22 vjeçari, të cilit i skadon kontrata me Ajaxin në vitin 2022, thotë se do të mirëpriste transferimin si në Madrid, ashtu edhe te Manchester United.

“Nuk dua të zgjedh. Dy klubet janë fantastike, por siç kam thënë më parë, Ajaxi gjithashtu është klub i shkëlqyer”, shtoi Van de Beek.

“Kështu që s’ka për çfarë të zgjedhim (mes tyre), do të ishte fantastike (cilado që të jetë)”

(Kosova Sot Online)