Cristiano Ronaldo kalon Gerd Mullerin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të futbollit

  • 20 January 2020 - 16:41
Cristiano Ronaldo kalon Gerd Mullerin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo tani është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të futbollit, duke kaluar legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller.

Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Parmës mbrëmjen e kaluar, duke gjetur rrjetën për herë të shatë me radhë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Ai shkoi në kuotën e 736 golave në 1028 ndeshje në nivele të larta, shkruan ‘Sportbible.com”.

Ai tani ka shënuar një më shumë se Muller për klub dhe kombëtare, duke u ngjitur në renditje i pesti golashënues më i mirë në histori të futbollit.

Me një mesatare prej 0.72 golave për ndeshje, Ronaldo është rrugës për të zënë pozitën e katërt, që mbahet nga sulmuesi i Hungarisë, Ferenc Puskas me 747 finalizime, derisa më pas do të kërkohet rekordi i Pele me 767 finalizime.

Romario, legjenda tjetër e Brazilit, është i dyti me 772 gola në gjithë karrierën, me legjendën e Çekisë-Austrisë Josef Bican që i prin listës së golashënuesve të të gjitha kohëve me 805 finalizime, gjithmonë sipas “Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation (RSSSF)”.

Ai u pensionua në moshën 42 vjeçare.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, e sheh vetën i shtati me 717 gola në 901 ndeshje, por sigurisht se do të ngjitet shumë lart në këtë listë para se të pensionohet.

Zlatan Ibrahimovic, është vetëm njëri prej tre futbollistëve aktiv që gjendet në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Më poshtë keni 20 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve:

Image

(Kosova Sot Online)