‘Këpuca e Artë’, Immobile i pari, këndellet Ronaldo… Messi mbetet prapa!

  • 20 January 2020 - 18:19
‘Këpuca e Artë’, Immobile i pari, këndellet Ronaldo… Messi mbetet prapa!

Gara për ‘Këpucën e Artë’ për vitin 2020 është duke u bërë gjithnjë më interesante. Fituesi aktual, Messi, renditet i teti, kurse CR7 ka përmirësuar numrat, tani renditet i pesti…

Në mungesë të ndeshjeve për Robert Lewandowskin, pasi Bundesliga gjermane ka pushuar më shumë se Serie A italiane, Ciro Immobile ka rrëmbyer vendin e të parit sa i përket golave të shënuar në Evropë.

Ai është i pari me 23 finalizime në Serie A, duke lënë prapa Lewandowski me 20 gola në Bundesliga.

Në vendin e tretë renditet Timo Werner i RB Leipzig me 20 gola, derisa ndryshimi më i madh në garën për ‘Këpucën e Artë’ është ringjallja e Cristiano Ronaldos.

Portugezi javë më parë nuk ishte as në top 10, ndërsa tani është në top 5, me 16 gola, duke lënë prapa Lionel Messin me 14, që renditet në pozitën e tetë.

Messi është fituesi aktual i këtij çmimi mjaft të dashur nga ana e futbollistëve.

Argjentinasi fitoi vitin e kaluar të gjashtin në karrierë, për të shkruar histori, pasi që asnjë futbollist nuk i ka fituar ndonjëherë 6 ‘Këpuca të Arta’, derisa ka thyer rekord edhe për ‘Topin e Artë’, ku gjithashtu ka triumfuar 6 herë, raporton Gazeta Express.

Por a do t’i jepet fund dominimit të Messit dhe Ronaldos edhe në garën për këtë çmim, mbetet të shihet, ajo që vlen të ceket është se tashmë ka futbollistë që shënojnë në vazhdimësi, ashtu si Leo dhe Cris.

15 golashënuesit më të mirë në Evropë:
#1 Ciro Immobile | Lazio | 23 goals (46)
#2 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 20 goals (40)
#3 Timo Werner | RB Leipzig | 20 goals (40)
#4 Jamie Vardy | Leicester City | 17 goals (34)
#5 Cristiano Ronaldo | Juventus | 16 goals (32)
#6 Sergio Aguero | Manchester City | 15 goals (30)
#7 Erling Braut Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 19 goals (30)
#8 Lionel Messi | Barcelona | 14 goals (28)
#9 Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 goals (28)
#10 Marcus Rashford | Manchester United | 14 goals (28)
#11 Romelu Lukaku | Inter | 14 goals (28)
#12 Wissam Ben Yedder | Monaco | 14 goals (28)
#13 Danny Ings | Southampton | 14 goals (28)
#14 Kylian Mbappe | PSG | 13 goals (26)
#15 Tammy Abraham | Chelsea | 13 goals (26).

(Kosova Sot Online)