Barcelona rivalizon klubet angleze për Werner

  • 21 January 2020 - 10:12
Barcelona rivalizon klubet angleze për Werner

Barcelona është gati të futet në garë për sulmuesin e RB Leipzig,  Timo Werner, i cili shihet si zëvendësues i Luis Suarez.

Sipas së përditshmes spanjolle Sport, klubi katalanas po kërkon një zëvendësues të Luis Suarez i cili do të jetë jashtë fushave për tre muaj.Emri që po sillet është ai i Timo Werner, 22 vjeçari gjerman që po shkëlqen në futbollin gjerman.

Ai është duke e rivalizuar Robert Lewandowskin, duke shënuar 20 gola në 18 ndeshje.

Edhe pse për të ka pasur interesim nga Liverpooli dhe Chelsea, interesimi i Barcelonës, mund t’i ndryshojë gjërat në këtë afat kalimtar.
Werner shihet si zëvendësues i tanishëm, por edhe për të ardhmen te Barcelona.

(Kosova sot Online )