Ka fituar 16 miliona dollarë, por ja si ka përfunduar sot

  • 21 January 2020 - 11:27
Ka fituar 16 miliona dollarë, por ja si ka përfunduar sot

Delonte West ka fituar 16 milionë dollarë gjatë karrierës së tij si basketbollist. Mirëpo, problemet psikologjike dhe varësia nga droga kanë bërë që ai sot të jetë një njeri i pastrehë.

Ish-lojtari i NBA ka qenë shok skuadre me LeBron James te Cleveland Cavaliers dhe ka luajtur rreth 400 ndeshje, por sot jeton në rrugë.

Në mediat amerikane po qarkullojnë disa video ku Delonte West thotë se është dhunuar në rrugët e Uashingtonit.

“Erdhi drejt meje me një armë, unë po ecja në rrugë”, dëgjohet të thotë ish-basketbollisti. Kur pyetet për më tepër detaje, ai përsërit vetëm një frazë: “Nuk më plas fare”.

(Kosova Sot Online)