Interi, afër transferimit të Moses nga Chelsea

  • 21 janar 2020 - 13:20
Interi, afër transferimit të Moses nga Chelsea

Victor Moses ka mbërritur në Itali për t’i mbajtur testet mjekësore, para se ta kompletojë transferimin e tij nga Chelsea në Inter.

Anësori Victor Moses i ka bërë gjashtë paraqitje në Superligën turke me Fenerbahcen gjatë këtij sezoni si i huazuar, mirëpo ajo udhëtoi në Milano të Italisë të hënë në mbrëmje, sipas Sky Italia.

Interi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje “në parim” për transferimin e 29-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit. Ky lajm u konfirmua edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

Në konferencën e tij për shtyp të së hënës, trajneri i Chelseat, Frank Lampard, tha: “Sa i përket Moses, ai po kthehet nga huazimi i tij me synimin për të shkuar diku tjetër. Këto negociata po vazhdojnë”.

29-vjeçari pritet të bëhet lojtari i katërt i Premierligës që transferohet në Inter këtë sezon, pas transferimeve të Ashley Youngut, Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit nga Manchester Unitedi.

Nigeriani Moses, i cili ka kontratë në Stamford Bridge deri në qershor të këtij viti, u transferua në Chelsea në vitin 2012 nga Wigan Athletic dhe që nga atëherë e ka vazhduar karrierën duke u huazuar në Liverpooli, Stoke City e West Ham.

Në 128 paraqitjet e tij me fanellën e Chelseat, anësori i ka shënuar 18 gola. 

(Kosova Sot Online)